Manchester United vendosi të refuzojë ofertën prej 70 milionë euro të Inter për sulmuesin belg, Romelu Lukaku. Lajmi është publikuar nga “ESPN FC”, që konfirmon se Ed Woodward dhe Man United kanë vendosur të mos pranojnë ofertën e Inter në këtë fazë të merkatos.
Sipas të njëjtit burim informacioni, mësohet se Manchester United ka vendosur një çmim fiks në kuotën e £80 million për Romelu Lukaku, që nga ana e tij ka konfirmuar fuqishëm vullnetin e tij për tu transferuar te Inter në Seria A, pasi ka deklaruar publikisht se sipas tij, Antonio Conte është trajneri më i mirë në botë.
Oferta e Inter për “Djajt e Kuq” përfshinte një pagesë prej 10 milionë euro për transferimin dy-vjeçar të belgut në formë huazimi dhe me detyrimin për blerjen e futbollistit për shumën e 60 milionë euro, që supozohej të shlyheshin në harkun kohor të 3 viteve. Tashmë mbetet për të parë nëse Inter dhe Conte do të rishikojnë ofertën e tyre për të tunduar Man.United të shesin sulmuesin.