Vazhdojnë protestat ndërmjet Hebrenjve Haredi kundër rekrutimit të dhunshëm në ushtrinë Izraelite. Hebrenjtë ultra-ortodoksë (Haredi) pohojnë se në Izrael gjenden vetëm për një qellim, atë të mësuarit për kulturën traditën dhe sheriatit juden, e në anën tjetër qeveria u bënë presion që t’i bashkohen ushtrisë, për ç’gjë që bie ndesh me vlerat e këtij sekti.
Mospajtimi ndërmjet palëve ka shkaktuar konflikte rrugore të cilat u shndërruan në përleshje masive. Në një deklaratë e publikuar nga departamenti policor njoftohet se janë arrestuar 11 protestues të cilët po e kundërshtojnë qeverinë për sa i përket shkuarjes në ushtri. Sipas mediave izraelite, në përleshjet e zhvilluara janë lënduar rreth 25 protestues dhe 3 policë.
Hebrenjtë Haredi kanë barrikaduar rrugët duke brohoritur sloganet anit qeveritare, ata pretendojnë se qeveria e izraelit, po zbaton një politikë ekstremiste. Ushtarëve po ua shpërlajnë trurin duke ua imponuar narcizmin dhe fashizmin. Sipas zëdhënësit e shoqatës “Hebrenjtë Paqedashës”, Izraeli nuk ka nevojë për rekrutime të reja, pasi që ushtria e izraelit është mbi kapacitet dhe ka në buxhet ekstreme, gjë që po pasqyron negativisht në ekonominë e vendit, shkruan 24News.