Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgël, e ka përshëndetur unitetin e Kuvendit të Maqedonisë i cili hap rrugën drejt BE-së dhe NATO-s.
Vajgël theksoi se pa dyshim se rruga drejt vendimit të anëtarëve të Kuvendit ishte “dramatik” dhe i “ngushtë”, por deputetët i “mbrojtën interesat vitale të qytetarëve të Maqedonisë”.
“Njohje e veçantë shkon për përfaqësuesit e opozitës të cilët ndërmorën përgjegjësi dhe të cilët, pavarësisht presionit dhe kërcënimeve ndaj partisë së tyre, e mbështetën ardhmërinë evropiane dhe euroatlantike të shtetit të tyre”, shkroi Vajgël.
Raportuesi kujtoi se pesë vite me radhë e mbështetë Maqedoninë dhe konsideron se si vend anëtare e BE-së ajo do të kontribuoj për stabilitetin e Evropës Juglindore.
“Gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm do të jetë e rëndësishme që liderët politik në Maqedoni me vendosmëri të nisin në rrugën e pajtimit, dhe interesat e partisë të përputhen me qëllimin e përbashkët – anëtarësim në aleancat euro-atlantike.