Pasi i ka thënë lamtumirë Bayern Munich, Arjen Robben po kërkon një ekip të ri. Mund të jetë PSV, “streha” e tij e radhës, një ekip për të cilin ka luajtur tashmë, gjatë karrierës. Për të pranuar interesimin e klubit holandez për blerjen e 35-vjeçarit ka menduar trajneri Mark Van Bommel:
“Kemi pasur më shumë se një telefonatë, gjithçka është një gjë shumë e thjeshtë. Eshtë ai, që duhet të marrë një vendim. Arjen e di se do të donim ta kishim këtu, por le t’i japim atij kohën që duhet për të marrë vendim. Unë nuk dua t’i bëj presion, sepse ky klub është një gjë e rëndësishme për të. Ai mund të tërhiqet, ose të vazhdojë të luajë, sigurisht që do të ketë marrë shumë oferta”.