Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk e la mesfushorin e West Hamit, Tomas Soucek me “zemër të thyer” të hënën mbrëma pasi nuk i shkëmbeu fanellat me të në fund të ndeshjes, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha.
Liverpooli arriti të shënonte fitoren e radhës, duke triumfuar me vështirësi me rezultatin 3:2 të hënën.
Në fund të ndeshjes, Soucek iu afrua holandezit dhe i tha: “Virgil! A mund ta marr fanellën tënde?” Por, Van Dijk tha se ia kishte premtuar futbollistit tjetër të West Hamit, Pablo Fornals. Reprezentuesi i Çekisë shihet i dëshpëruar pasi nuk arriti ta marrë fanellën e Van Dijkut.
Dialogu mes tyre fillon në minutën 12:13.