Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji ka deklaruar se konferencë e parë ndërqeveritare e BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mund të mbahet në ditët në vazhdim.
“Janë bërë shumë përpjekje që të tejkalohet kontesti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tani është koha të gjithë aktorët të bëjnë hapin e fundit. Kemi shpresa të mëdha se konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të mbahet për disa ditë. Këto vende reflektuan gjithçka që është kërkuar prej tyre. Ata janë të gatshëm, duhet edhe ne të jemi të gatshëm. Kemi zgjidhje në tryezë që është miratuar nga parlamenti bullgar. Të gjitha pengesat janë tejkaluar, BE duhet të përparojë”, ka deklaruar Varheji.
Ai ka thënë se BE është e vendosur që ta çojë mbarë rajonin në BE dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor do të integrohen në të gjitha mekanizmat e zbutjes së krizave, përfshirë edhe në sigurinë e ushqimit dhe furnizimin me gaz.