Bruksel, 18 nëntor – Kandidati për eurokomisar për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore nga Hungaria, Oliver Varhejli, mori dritë të gjelbër nga grupet politike në Parlamentin Evropian, transmeton gazeta KOHA.
Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian që e dëgjoi javën e kaluar kandidatin është i kënaqur nga përgjigjet me shkrim në pyetjet shtesë të Oliver Varhejlit i dërguar sot dhe ka dhënë miratim ai ta ushtrojë funksionin komisar për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore i Komisionit Evropian.
Parlamenti Evropian gjatë javëve të ardhshme duhet të takohet gjatë seancës plenare dhe ta votojnë përbërjen e plotë të ekipit të kryetares së zgjedhur, Ursula fon der Lajn. Komisioni duhet të fillojë me punë më 1 dhjetor, me një muaj vonesë.
Paraprakisht tre kandidatë u hodhën poshtë nga ana e Parlamentit Evropian për shkak konfliktit të interesave apo paaftësisë për ushtrimin e funksionit, për shkak kësaj Franca, Hungaria dhe Rumania duhet të ofrojnë kandidat të ri.
Mbetet e pasigurt kur dhe si Mbretëria e Bashkuar do të ketë përfaqësues të vet në Komisionin e ardhshëm. Fon der Lajn kërkoi që qeveria britanike të dërgojë kandidatë, por ligji britanik nuk lejon emërimin e funksionarëve evropian gjatë fushatave zgjedhore. Brukseli paralajmëroi procedurë të mundshme kundërvajtës kundër Britanisë nëse nuk ofron kandidat në kohë. Londra duhet ta braktis BE-në më 31 janar të vitit 2020.(koha.mk)