Të shtunën Liverpooli e zhvillon ndeshjen ndaj Southamptonit në shtëpi dhe për këtë takim ka folur trajneri Jurgen Klopp. Adam Lallana dhe Divock Origi do të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme. Por kështu nuk do të ndodh me Xherdan Shaqirin e James Milner.
“Jo për këtë ndeshje, por për tjetrën, shpresojmë” , u përgjigj Kloppi kur u pyet se a do të jenë në dispozicion të tij Shaqiri dhe Milneri.