Shkup, 5 shkurt – Në Gjykatën penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër “Trajektorja”n e Prokurorisë Speciale Publike, njofton Koha.
Lënda ndodhet në procedurë dëshmuese dhe në të të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili po gjykohet në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Ljupço Georgievski.
Në seancën e sotme, siç është paralajmëruar, duhet të paraqitet komunikimi me sms i Vlladimir Peshevskit, pas çka pasojnë ekspertizat ekonomike nga PSP-ja dhe mbrojtja.
Rastin e udhëheqë gjykatësi Goran Boshevski, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanovska nga PSP.
Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në gjysmën e dytë zë vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë disa veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e veta. Me atë, i kanë shkaktuar dëm Buxhetit në vlerë prej së paku 155 milionë euro. (koha.mk)