Lazio është klubi i fundit që është ndëshkuar nga UEFA për shkak të fyerjeve raciste të tifozëve të kësaj skuadre gjatë ndeshjes kundër Rennesit në Europa League më herët këtë muaj.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë ka urdhëruar Lazion që të mbyllë katër sektorë të stadiumit për takimin e radhës në kuadër të Europa Leagues, raporton Periskopi, përcjellë gazeta Koha.
Vet UEFA e ka konfirmuar këtë lajm me anë të një komunikate, ku potencohet se Lazio poashtu duhet të shfaq një baner me fjalët “EqualGame” me llogo të UEFA-s për ndeshjen kundër Celticut, e cila zhvillohet më 7 nëntor.
Përveç kësaj, klubi romak është dënuar edhe me 20 mijë euro.