Manastir, 3 dhjetor – Në Manastir në moshën 67 vjeçare vdiq ish-ministri i Kulturës i Maqedonisë, në një mandat deputet dhe drejtor shumëvjeçar i Teatrit të Manastirit, Bllagoja Stefanovski – Bage.
Pas Stefanovskit është një karrierë e pasur profesionale lidhur me jetën kulturore në qytet dhe në shtet, suksese me Teatrin e Manastirit, menaxhim të suksesshëm të festivaleve “Vera e Ohrit”, “Vojdan Çernodrinski” dhe “Risto Shishkov”, si edhe pjesëmarrje reprezentative në asociacionin ndërkombëtar teatror NETA.
Bllagoja Stefanovski – Bage është fitues i mirënjohjeve dhe shpërblimeve të shumta, ndërsa i fundit ishte nga Komuna e Manastirit kur vitin e kaluar e fitoi Çmimin për vepër jetësore.