Shkup, 22 shkurt – Ish kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski sot iu është drejtuar deputetëve në Komisionin për mandate dhe emërime, i cili duhet të vendosë për marrje të imunitetit të tij.
Veljanovski shpjegoi arsyet se pse ngarkohet për rrezikim terrorist të rendit kushtetues, për çka Prokuroria ka kërkuar që ai të arrestohet.
“10 vjet kam qenë kryetar i këtij Parlamenti, as afër mendsh nuk më ka shkuar që të bëj veprime kundër rregullores, ligjit dhe procedurave parlamentare. Unë isha tre mandate kryetar i Parlamentit, sinqerisht kam dashur që të largohem në mënyrën më të mirë dhe më normale, dhe jo në një rast të këtillë”, është shprehur Veljanovski.
Ai ka theksuar bazat që i janë prezantuar gjatë marrjes në pyetje dhe ka pyetur se pse prokuroria la vendosur ta ndjekë atë një vit më vonë.
“Në janar të vitit 2018 jam ftuar që të jap sqarim në Prokurori, dhe prej atëherë e deri tani ka kaluar një vit. Për 33 persona tash më ka procedurë gjyqësore që është në fjalët përfundimtare. Pse pas një viti, nuk e di. Nëse kam bërë vepër terroriste, e lë në ju deputetë të vendosni”, ka thënë Veljanovski.