Mesatarja e pikëve dhe mbajtja konstant e një statistike të mirë është shumë e vështirë të realizohet, sidomos në kampionatin më të fortë në botë të basketbollit, NBA. Deri tash në NBA janë vetëm katër lojtarë të cilët kanë arritur të mbajnë gjatë gjithë karrierës së tyre një mesatare prej 20 pikësh për ndeshje. Nga viti 1965 katër lojtarët që kanë një mesatare të tillë janë edhe aktualisht prezent në NBA.
Majkëll Xhordan është i vetmi i cili nuk luan sot, kurse Karmelo Entoni, LeBron Xhejms dhe Kevin Durant janë të tjerët që kanë mesatare prej 20 pikësh në secilin sezon gjatë karrierës së tyre. Ky sezon në NBA pritet të jetë po ashtu tejet interesant, ku LeBron Xhejms më nuk e ka bashkëlojtarin e tij, Kyri Irving, kurse Kevin Durant do të kërkojë mbrojtjen e titullit në konferencën Perëndimore ku konkurrenca është bërë e frikshme.