Shkup, 12 tetor – Në tre muajt e parë të vitit 2017 në Maqedoni ka pasur 2.024.404 shfrytëzues aktiv të telefonisë celulare që nënkupton rënie në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur në vend kishim 2.059.780 shfrytëzues aktiv, njofton Koha.mk. Numri i parapaguesve rezidencial post-pejd është rritur për 1.03% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Gjithashtu evidente është ulja e numrit të dërgimit të SMS porosive në krahasim me pjesën e pare të vitit 2016 në 5.78%. Tek numri i përgjithshëm i thirrjeve telefonike në celular shënohet rënie në 8.68% në krahasim me vitin paraprak. Si shkak për këtë rënie cilësohet përhapja dhe përdorimi i shumtë i pajisjeve të ndryshme elektronike si Viber, Skype etj. (koha)