Gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht para disa minutave në qendër të Prishtinës, raporton Gazeta Express. Nga pamjet e para shihet se si gazetari Syla sulmohet nga një person me grushte.
Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe se punon në zbradhjene tij.