Një burrë, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është marrë zyrtarisht i pandehur, dhe rrezikon deri në katër vite burg, gjithçka pasi vodhi një panine me djathë dhe sallam nga banaku i një lokali. Ai është vënë nën akuzë për grabitje me dhunë dhe jo thjeshtë vjedhje.
Ngjarja siç raportojnë mediat spanjolle, ka ndodhur më 26 mars në Barcelonë. Ishte ora rreth 07.30 e mëngjesit, kur një burrë me një objekt metalik prerës, dyshohet një kanaçe e ndarë në mes, kërcënoi dy punonjësit e lokalit, të cilët mundoheshin ta pengonin që të merrte paninen dhe të largohej nga lokali pa paguar.
Përballë kërcënimeve të burrit, dy punonjësit e lokalit, nuk bën rezistencë, duke e lënë të largohet. Pak më vonë, ai u ndalua nga Mossos d’Esquadra, policia spanjolle. Tashmë që hetimet ndaj tij janë mbyllur, këtë të mërkurë mbahet dhe seanca e parë gjyqësore, ku pritet të shihet ecuria e hetimeve dhe sa rrezikon realisht të dënohet.