Shkup, 17 janar – Një vjedhje e armatosur mëngjesin e sotëm ka ndodhur në ekspoziturën e NLB Banka në “Gjorqe Petrov”. Klientët që kanë qenë të pranishëm dhe të punësuarit në ekspoziturë janë në gjendje të mirë.
Siç kumtuan nga Banka, momentalisht përfaqësues të tyre janë në kontakt të përhershëm me klientët dhe të punësuarit, të cilët kanë qenë të pranishëm në ekspoziturë, duke vendosur sigurinë dhe shëndetin e tyre në plan të parë.
Paralelisht, informojnë nga Banka, bashkëpunohet me organet kompetente për zgjidhje të shpejtë dhe efikase të rastit, si dhe vërtetim i vlerës nga dëmi i bërë. mb/
2020-01-17 12:49:07, nga Melahat Baftija