VMRO-DPMNE ka dorëzuar kërkesë deri te kryetari i komisionit kuvendor për Çështje të rregullores dhe kodit etik, që të thërrasë seancë ku do të debatohet për, siç tha deputeti Antonio Milloshovski, shkelje të rënda të kodit etik nga na e deputetit dhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Bëhet fjalë për audio-incizimin ku dëgjohet se si kryeparlamentari bërtet dhe fyen të punësuar në shërbimet e Kuvendit. Milloshovsi tha se ky incizim do të dorëzohet si material për të cilin do të debatohet në seancën e Komisionit që do ta drejtojë deputeti Panço Minov.
“Parashihen dënime me vërejtje publike, parashihet suspendim nga trup pune si dhe dënim 1 muaj ndalim për të drejtuar me një trup pune. Shpresojmë se të tre këto dënime do të mund t’i marrë si kryerës i një shkeljeje të rëndë”, tha Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.