Shkup, 28 nëntor – VMRO-DPMNE-ja opozitare para selisë së partisë e filloi marshin protestues, të cilin e organizojnë që një vit pas arrestimit të personave për incidentet në Kuvend në 27 prill të vitit të kaluar. Anëtarët e partisë të udhëhequr nga udhëheqësia do ta përfundojnë protestën para Qeverisë së RM-së për ku është paralajmëruar fjalimi i liderit Hristian Mickoski.
Pas seancës së Komitetit Ekzekutiv javën e kaluar partia paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të organizojë protesta me të cilat, siç kumtoi VMRO-DPMNE, do të ndalet në rrugën e pushtetit antipopullor dhe kriminel.
Kryetari i partisë Mickoski deklaroi se me protestën e sotme VMRO-DPMNE do të shpallë dhe do të fillojë revolucion gjithëpërfshirës kombëtar, ekonomik, social dhe arsimor kundër qeverisjes së gabuar të Zoran Zaevit, asgjësimit ekonomik dhe kombëtar. Ai paralajmëroi se protestat do të vazhdojnë jo vetëm në kryeqytet, edhe në qytete të tjera të Maqedonisë.
Sipas tij, 28 nëntori ka simbolikë për VMRO-DPMNE-në dhe për qeverisjen e përgjithshme të Zaevit.
Për shkak të protestës, e cila filloi nga sheshi “VMRO”, ndërsa do të përfundojë para godinës së Qeverisë, është vendosur regjim i posaçëm i qarkullimit në qendër të Shkupit.