Shkup, 23 mars – Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok, në kuadër të vizitës së saj në vend, ka realizuar takim edhe me një delegacion të VMRO-DPMNE-së të kryesuar nga kreu i kësaj partie Hristijan Mickovski.
Sipas një njoftimi të kësaj partie Mickoski në takim ka theksuar se “nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar dhe se kjo përbërje parlamentare nuk ka mandat të marrë nga qytetarët për të marrë pjesë në një proces të tillë. Ne kemi nevojë për reforma reale dhe progres në rrugën drejt BE-së, e jo përkushtim deklarativ siç po bën qeveria”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.