Volkswageni ka hedhur poshtë raportimet se dëshiron të blejë aksione te Teslas, raporton Reuters.
Ditë më parë mediat botërore kishin raportuar se drejtori ekzekutiv i Volkswagenit, Herbert Diess ka shprehur interesim për të blerë aksione në kompaninë amerikane në mënyrë që të ketë qasje në teknologjinë softuerike dhe baterive të saj.
“Spekulimet për blerjen e aksioneve në Tesla të bërë nga Revista Manager është e pabazë”, ka thënë një zëdhënës i Volkswagenit për Reuters.