Sarajevë, 12 shkurt – Refugjati më i kërkuar në BeH, Edin Gaçiq, i cili dyshohet për vrasjen brutale të një polici dhe një civili, sot është likuiduar nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Sarajevës.
Gaçiq dyshohet nga policia për kryerjen e dy vrasjeve më 6 dhe 9 shkurt. Ai për tetë ditë ndodhej në arrati pas vrasjeve monstruoze, përcjellë gazeta KOHA.
Që atëherë banorët e BeH-së janë në frikë të vazhdueshme për shkak të vrasësit i cili fshihej, me ç’rast janë vendosur masa sigurie, ndërsa në terren janë angazhuar të gjitha forcat e policisë.
Autoritetet në Kantonin e Sarajevës kishin shpallur edhe shpërblim në shumë prej 25.000 eurosh për informacion i cili do të çonte drejt arrestimit të Gaçiqit.
Gaçiq është vrasës serik dhe ish-pjesëtar i aradheve “El Muxhahedin” i cili nga burgu në Bihaq është lëshuar në liri në vitin 2017.(koha.mk)