Fuqitë e mëdha do të punojnë në atë që Serbia as rastësisht të mos vendosë për veten e saj dhe as rastësisht të mos ketë zgjidhje kur është fjala për Kosovën, ka thënë ministri serb i mbrojtjes
Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin ka thënë se vendet perëndimore për herë të parë kanë filluar t’i kushtojnë vëmendje asaj që Serbia flet për Kosovën, por, sipas tij, ato nuk e kanë “në interes që Serbia ta zgjidhë çështjen e Kosovës”, transmeton gazetametro.net.
“Askush, por Serbisë, nuk ka interes që çështja e Kosovës të zgjidhet dhe të gjithë do të bëjnë që ajo kurrë të mos zgjidhet. Fuqitë e mëdha do të punojnë në atë që Serbia as rastësisht të mos vendosë për veten e saj dhe as rastësisht të mos ketë zgjidhje kur është fjala për Kosovën”, ka thënë Vulin, transmeton televizioni N1, duke iu referuar kumtesës së ministrisë serbe të mbrojtjes.
“Për shtetet e mëdha të Perëndimit, Kosova është shtet i pavarur dhe për këtë s’ka se për çka të flitet. Tash për herë të parë edhe ata kanë filluar t’i kushtojnë vemendje asaj se çfarë flet e mendon Serbia, por të gjithë kanë interes q ë Serbia të mos e zgjidh çështjen e Kosovës, por që gjithmonë të jetë e shantazhuar dhe të ekzistojë diçka që të mund ta pengojë kurdo që të avancojë dhe të bëjë diçka të mirë”, ka thënë Vulin./gazetametro.net