Athinë, 11 qershor – Demokracia e Re të tregojë cilat emra i ka propozuar në negociatat në të kaluarën dhe me të cilat tani pajtohet, kërkojnë nga Qeveria greke në përgjigje në deklaratën e zëdhënëses të partisë opozitare e cila e akuzoi për diplomaci të fshehtë.
“Mbase Spirali është aq e shqetësuar për “diplomacinë e fshehtë”, është koha të tregojë cilat emra i ka propozuar Demokracia e Re kur ka negociuar me IRJM-në? Dhe e cilin emër nga këto dakordohet sot?, komenton zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa portofol”, Dimitris Xanakopulos në deklaratën me shkrim.
Siç lajmëroi paraprakisht korrespondentja e MIA-s nga Athina, nga Demokracia e Re opozitare, përmes zëdhënëses Maria Spirali e akuzon Qeverinë për diplomaci të fshehtë dhe se i mban qytetarët në errësirë dhe ka kërkuar që Ciprasi urgjentisht ta njoftojë Parlamentin për ngjarjet e fundit në bisedimet për emrin.