Shkup, 9 maj – Kryeministri Zoran Zaev pas seancës së sotme në Gjykatën Penale, në të cilën u pa xhirimi i shkurtuar që u publikua në JuTjub, tha se Gjykata konstatoi se tre herë xhirimi ndërpritet.
“Pikërisht këto janë pjesët që i kemi parë përmes prezantimit të gjithë xhirimit, se si bisedohet dhe sqarohet se e gjithë kjo do të shkojë për çimento, tulla, për hekur, energji elektrike, për fuqi punëtore… Këtu është i qartë qëllimi i atij që e ka publikuar këtë në opinion që të bëjë diskreditim komplet dhe nxirje të fytyrës sime”, tha Zaev.
Ai theksoi se i vjen mirë që gjithë procesi përmes procedurës dëshmuese ka qenë i deshifruar, si në pjesën e marrjes në pyetje të dëshmitarit ashtu edhe në pjesën e marrjes së tij në pyetje si i pandehur.
Në kontekst të kësaj shtoi se nga ana e mbrojtjes janë deponuar mbi 70 dëshmi dhe se beson se edhe përmes fjalëve përfundimtare të avokatëve më 15 maj kur është caktuar seanca e fundit, do të përfundojë kjo lëndë dhe përfundimisht do të dëshmohet drejtësia.
Në pyetjen e gazetarëve, kryeministri tha se biznesmeni Ivan Nikollov dhe klient i këmbimores “Peon” ku punon vëllai i tij Vice Zaev dhe në xhirimin, ku shtoi, ata bisedojnë se nëse paratë me të cilat biznesmeni dëshiron të blejë material ndërtimor për kishën janë në euro mund t’i këmbejë në këmbimore.
Kryeministri Zoran Zaev është i akuzuar se si kryetar i Strumicës ka kërkuar ryshfet prej 160.000 eurosh nga biznesmeni Ivan Nikollov Saçevaliev.