Kryetari i Gjykatës Penale Ivan Xholev në lidhje me akuzat e të akuzuarve nga PSP-ja se seancat gjyqësore zgjasin tepër shumë edhe pas orarit të punës, tha se Ligji i ri për Procedurë Penale (LPP) mundëson që procedurat të përshpejtohen, veçanërisht në lëndët ku ka kushte për këtë. “Kohëzgjatja e seancave gjyqësore është rregulluar me ligj. Asgjë nuk është shkelur nga ajo që është paraparë në ligj dhe në rregulloren gjyqësore, ku qëndron se debatet e filluara dhe seancat në gjykatat po mbarojnë dhe kryhen pas mbarimit të orarit të rregullt të punës”, tha Xholev në brifingun e sotëm me gazetarët. Ai shtoi se nëse gjykatësi vlerëson, atë të drejtë mund edhe ta shfrytëzojë.