Londër, 30 shtator – Periudha e tranzicionit pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE nuk guxon të zgjasë më shumë se dy vjet, deklaroi ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Xhionson. “A jam në ankth për shkak të kësaj? Po, gjithsesi. A dua që shtyrja të zgjasë më shumë se dy vjet? Jo, asnjë sekondë më shumë”, porositi Xhonson. Ai theksoi se periudha kalimtare duhet të zhvillohet në pajtim me marrëveshjet ekzistuese dhe ta përjashtojë opsionin pagim për përfshirje në të ardhmen ndaj tregut të vetëm evropian.