Ukraina do ta mposhtë Rusinë dhe sërish do të jetë vend i lirë, deklaroi sot kryeministri britanik, Boris Xhonson në fjalimin e tij në Parlamentin ukrainas përmes video lidhjes.
Kryeministri britanik, i cili paralajmëroi ndihmë ushtarake shtesë prej 356 milionë eurove për Ukrainën, duke përfshirë pajisje për luftim elektronik dhe sistem radari kundër-baterik, theksoi se Britania do të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën.
“Kam porosi për ju sot: Ukraina do të fitojë, Ukraina do të jetë e lirë”, theksoi Xhonson.
Ai vlerësoi se Ukraina “e shkatërroi mitin për pamposhtmërinë e presidentit Vlladimir Putin” në luftën kundër Rusisë.
“Fuqia e ashtuquajtur e parezistueshme e makinerisë ushtarake të Putinit u shpërbë në objektin e palëvizshëm të patriotizmit ukrainas dhe dashurisë ndaj vendit”, porositi Xhonson.