Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Yerry Mina është një nga protagonistët kryesorë në videoklipin e këngës garuese për himnin e Botërorit “Rusi 2018”. Një tjetër artist kolumbian ka lancuar këngën garuese për Kupën e Botës, pas bashkëpunimit të Malumas me Jason Derulo me “Colors”. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin, Sebastian Yatra, i cili së fundmi ka publikuar këngën së bashku me videoklipin konkurruese për Botërorin që do të startojë në muajin qeshor.
Kënga titullohet “Love” (dashuria), pjesë e së cilës janë edhe disa nga yjet e futbollit kolumbian si James Rodriguez i Bayern Munich, Radamal Falcao dhe Yerry Mina i Barcelonës. Gjithashtu në videoklip kanë marrë pjesë Santiago Arias dhe Dani Alves i Paris Saint-Germain.
Protagonistët këndojnë dhe kërcejnë në klip, por veçanrësisht në sy bie Mina i katalanasve. Xhirimet janë bërë në Neë York, Madrid, Medellin dhe Londër. Kënga është postuar në kanalin zyrtar “Youtube” para disa ditësh, më 19 prill dhe ka marrë 26 291 526 klikime.