Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska do të marrë udhëzime për ta hapur çështjen në Këshillin Gjyqësor të ngritur nga ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli në një letër dërguar kryetarëve të gjykatave duke u kërkuar atyre që të mos e parashtrojnë Ambasadën si përgjegjëse në vendimet që ata i japin për paraburgimet dhe aktgjykimet, tha sot kryeministri Zoran Zaev nga foltorja e Kuvendit.
“Këshilli Gjyqësor me siguri do të marrë vendim. Nëse ka diçka të tillë kjo të parashtrohet dhe të mbahet përgjegjësi. Nëse nuk ka pasur, të hiqen hipotezat për Amerikën përmes ambasadorit të saj, sepse kur flet ambasadori, flet vendi. Ky është një sinjal i mjaftueshëm që të merren veprime të caktuara dhe analiza që të shohim se cila në të vërtetë është arsyeja që të merret një letër e tillë”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Ai theksoi se tashmë e urdhëroi këshilltarin e tij për politikë të jashtme Dane Talevski që të kontaktojë me zëvendësambasadorin amerikan.
„Për letrën e Ambasadorit Bejli mësova përmes mediave. E kam urdhëruar Këshilltarin e Politikës së Jashtme Dane Taleski që të takohet me zëvendësambasadorin për të marrë sqarime të mëtejshme dhe mendoj se do t’i marrim ato deri nesër. Ambasadori Bejli nuk është në vend dhe ndoshta zëvendësambasadori mund të shpjegojë, por nëse jo, atëherë kur ambasadori do të kthehet rreth festave tona të Krishtlindjeve, unë do të flas personalisht me të”, tha Zaev.
Vetë akti i dërgimit të letrës, konsideron Zaev, duhet që të na shqetësojë të gjithëve.
“Nuk i di detajet dhe se ku është dyshimi që ambasadori Bejli të notojë letër. Më tepër e kuptova se mesazhi duhet dërguar tek gjyqësori dhe të mos arsyetohen me Ambasadën gjatë marrjes së vendimeve. Ambasadori disa herë e ka nominuar këtë tek unë, tek shefi i opozitës dhe tek përfaqësuesit e tjerë politikë. Unë jam një nga dëshmitarët se edhe në kohën e Marrëveshjes së Përzhinës u fol se Ambasada Amerikane e ka imponuar këtë marrëveshje, BE-ja e ka imponuar, ndërsa të gjithë e dimë se ne i sollëm vendimet, ndërsa prej tyre kërkuam që të jenë mediatorë”, tha Zaev.