Shkup, 27 prill 2019 (MIA) – Nga ratifikimi i Protokollit për në NATO në Parlamentin e Greqisë, gjashtë kompani kanë kumtuar se kanë marrë vendim për të investuar në vend, ndërsa e fundit është një fabrikë për prodhimin e kabllove, kumtoi kryeministri Zoran Zaev sot pasdite në seancën për pyetje të deputetëve, përcjellë gazeta KOHA.
Tani për tani leje për publikim ka vetëm “Gereshmajeri” gjerman me investim prej 120 milionë euro, Për dhjetë ditë, tha kryeministri do të publikohet nga cila industri është, sa vende pune do të hap, kur do të fillojë ndërtimi dhe kur do të vendoset në funksion. Në paralajmërimin, tha Zaev, janë edhe dy kompani greke prej të cilave njëra është nga sfera e energjetikës, ndërsa investimi i përgjithshëm është 750 milionë euro.
“Në të gjitha 17 zonat industriale hapen 4.500 vende pune, investimi është më shumë se 155 milionë euro. Vetëm ‘Gereshmajer’ është 120 milionë euro… Numri i investimeve të huaja në tremujorin e fundit në vitin 2018 është me siguri më i madhi nga cilido tremujor nga pavarësimi e deri tani. Investimet e përgjithshme të huaja në vitin 2018 janë më të mëdhatë nga cilido vit që nga pavarësimi. Dhe ky është përfitimi i parë cilësor nga integrimet e hapura të vendit tonë për anëtarësim në NATO, si dhe nga ligji për tërheqjen e investimeve të huaja në industri, përkushtimin e ekipeve ekonomike….Bëhet fjalë për mijëra vende pune. Pjesa më e madhe janë shumë cilësore, me pagë prej mbi 18.000 denarë, tha Zaev.
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev duke u përgjigjur në pyetjen se me dy investues bisedohet për zgjidhjen e statusit të “Eurokompozitit”, prej të cilit kërkojnë jo vetëm t’u paguhen pagat dhe kontributet për pension të punësuarve, por edhe garanci bankare me të cilën do të sigurohet ardhmëria e fabrikës.
“I lus edhe për pak durim, gjatë natës nuk zgjidhen problemet. Nuk është e lehtë të gjendet zgjidhje kur dhe Byroja për ekspertizë gjyqësore ka vlerësuar se ka më shumë borxhe sesa kapital”, tha Angjushev, duke shtuar se problemi me “Eruokompozitin” është trashëguar dhe është i vjetër dhjetëra vite.
Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, megjithatë kumtoi se deri më 30 mars do të realizohet kërkesa e prodhuesit e mollës për pagesën e subvencioneve, ndërsa deri 30 qershor do të realizohet kërkesa për pagesën e mbështetjes shtesë prej tre denarësh, e cila është vendosur vitin e kaluar. (koha.mk)