Shkup, 9 shkurt – Kryeministri Zoran Zaev më 21 shkurt do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Takimi është paraparë në kuadër të vizitës së delegacionit qeveritar të Maqedonisë në Gjermani, që do ta kryesojë Zaev, konfirmojnë nga Qeveria për MIA-n.
Takimi i parë bilateral i kryeministrit Zaev me kancelaren gjermane Merkel u mbajt në Trieste në korrik të vitit të kaluar, në margjina të Samitit “BE – Ballkani Perëndimor”.
Merkel atëherë shprehu mbështetje për Qeverinë e re të Maqedonisë për vendosmërinë për reforma thelbësore dhe për përcaktimin për integrim të Republikës së Maqedonisë në BE.