Bëj thirrje për ndërgjegjësim akoma më të lartë për nevojat e qytetarëve romë në shoqërinë tonë. Të gjithë neve nga të gjitha kombësitë dhe religjionet, na nevojiten edhe të drejta arsimore edhe kulturore, por nevojitet edhe jetë dinjitoze. Mes më të prekurve për çështjet e theksuara janë qytetarët romë, theksoi mbrëmë kryeministri Zoran Zaev.
Në fjalimin në kremtimin me rastin e 8 prillit, Ditës ndërkombëtare të romëve në Maqedoni në Operën dhe Baletin e Maqedonisë, kryeministri kumtoi pres-shërbimi qeveritar ka theksuar se Shuto Orizare është komuna e vetme në botë ku shumicë janë qytetarët romë dhe ku gjuha zyrtare është është gjuha rome, krahas gjuhës maqedonase.
Kryeministri përkujtoi se janë bërë hapat e parë drejt zgjidhjes së problemeve me strehim, posedimin e dokumenteve personave, martesat minorene, qasja deri te punësimet, te sigurimet shëndetësore, përfshirja e romëve në kulturë dhe arsim. Në këto çështje, siç theksohet, punohet me përkushtim nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në kuadër të pushtetit qendror dhe në bashkëpunim me komunat dhe me organizatat civile.
Në solemnitet morën pjesë edhe përfaqësues të korit diplomatik, deputetë dhe ministra të Qeverisë. Kongresi i parë botëror i romëve, i cili u mbajt më 8 prill të vitit 1990, është një nga datat më të rëndësishme historike për komunitetin rom, sepse me të romët janë bërë me himn dhe alfabet të tyrin. Me të romëve u është garantuar e drejta që të jenë të barabartë në shoqëri dhe t’i gëzojnë të drejtat që të jenë të barabartë në shoqëri pa diskriminime.