Shkup, 5 shkurt – Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pasdite ka realizuar takim me partitë që janë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga LSDM.
“Ky është fillimi i krijimit të koalicionit më të madh në historinë e pavarësisë deri sot, e cila do të del nga zgjedhjet dhe do të ofrojë program që mundëson vazhdimin e përparimit dhe procesit të integrimeve. Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ky është takim i parë me gjithë partnerët e koalicionit të LSDM-së të cilët aktivisht marrin pjesë në ndërtimin dhe realizimin e masave dhe politikave që janë në interes të qytetarëve. Ajo që deri tani e kemi zbatuar ka gjetur në mbështetje të plotë të qytetarëve dhe nga subjekte tjera politike që jep të drejtën të besojmë se koalicioni mund të zgjerohet në mënyrë shtesë”, ka thënë Zaev në takim.
Partnerët e koalicionit siç ka theksuar LSDM, bashkërisht kanë konkluduar se bashkëpunimi i deritashëm në pjesën e realizimit të përcaktimeve programore është i suksesshëm pasi me vite stagnim sot shteti është në rrugë të drejtë, se zbatohen masat në interes të qytetarëve dhe e gjithë kjo, siç kanë pohuar, hap mundësitë ky koalicion në mënyrë shtesë të rritet me partnerë të rinj.(koha.mk)