Shkup, 30 tetor – Në Qeveri nuk ka arritur asnjë ftesë për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në Unionin Ekonomik Euroaziatik (EAEU), deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për media në Shkup.
“Me siguri ka ndonjë membranë mbrojtëse, mur rreth Qeverisë, dhe është e vështirë të arrihet në një thirrje të tillë. Sepse nuk më shkon as ndërmend një punë e këtillë. Jo, nuk kemi ftesë të këtillë dhe shpresoj se që as do të arrijë”, deklaroi Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse pas mosmarrjes së datës për fillimin e negociatave me BE-në, vendi ka marrë ftesë për inkuadrim drejtë EAEU. (koha.mk)