Shkup, 10 maj – Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se gjatë fillimit të majit ka dorëzuar propozim deri tek partnerët potencialë të koalicionit dhe se pret përgjigje nga ata.
“Mbrëmë fola me liderin e njërës nga partitë parlamentare, ndërsa sot kam ndërmend të zhvilloj bisedë telefonike me të tjerët për të parë se si zhvillohen punët dhe nëse diçka mundet saktësisht të precizohet. Dua që të zgjerohet shumica parlamentare dhe të fitojmë cilësi të re në Qeveri dhe të ndërmarrim përgjegjësi të re e cila do të ndihmojë në momente të tilla të rëndësishme”, tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në pres konferencën e përbashkët me Sekretarin Shtetëror Gjerman për çështje evropiane në MPJ, Mihail Rot.
I pyetur për atë se nuk është miratuar procesverbal nga seanca ku Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Kuvendit, kryeministri Zaev tha se është zgjedhur me votat e shumicës.
“E qartë ishte se si u bë zgjedhja në kushte kur pas 32 ditë bllokim të Kuvendit, me vëmendje dhe duke u kujdesur për të gjitha aspektet, u zbatua procedura dhe u votua me shumicë për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit. Dëshmitë shihen dhe janë në dispozicion të publikut. Besojë se ai procesverbal mund të konvertohet në letër sepse ajo është evidentuar në mënyrë vizuale dhe besoj se Kuvendi do t’i favorizojë procedurat e veta”, tha Zaev.