Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki dhe ai i Financave, Dragan Tevdovski sot do të qëndrojnë për vizitë pune në Prilep.
Kryeministri Zaev, ministri i Punëve të Brendshme dhe euroambasadori Samuel Zhbogar do të qëndrojnë dhe do të mbajnë fjalime në fillimin e ndërtimit të TIK qendrës për menaxhim me katastrofat dhe sigurimin e vazhdimësisë në punë.
Sipas agjendës së dërguar nga pres shërbimi qeveritar, pastaj do të hapet stacioni filstrues në Prilep, ku do të marrë pjesë kryeministri Zaev së bashku me ministrat Duraki dhe Tevdovski, euroambasadori Zhbogar dhe kryetari i komunës së Prilepit, Ilija Jovanovski.