Kavadar, 6 qershor – Kryeministri Zoran Zaev sot ka shprehur kënaqësi për shkak asaj që partia më e madhe shqiptare e rrumbullakon agjendën etnike dhe orientohet në qytetarin. Ai sot pas mbikëqyrjes në rikonstruktimin e drejtimit rrugor Kavadar- Drenovë duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve ka komentuar Agjendën e gjelbër të BDI-së që dje kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti në 19-të vjetorin e partisë e promovoi si një nga shtyllat prioritare në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Mjaft ishte shqiptar, maqedonas, serb, turq, vllah. Në shtet kemi qytetarë. Dua të përshëndes këtë për shkak se është një hap, veçmas kur vjen nga partia më e madhe në pushtet nga blloku politik shqiptar. Shumë është me rëndësi kur politikanët dalin publikisht dhe japin fjalën e tyre. Atëherë ajo nënkupton obligim të tyre edhe në praktikë që ta realizojnë të njëjtën. Këtë e mendoj para së gjithash për LSDM-në, por edhe BDI-në dhe të gjitha partitë e tjera politike. Njëherësh i njohin pra politikat e tyre në ndërtimin e agjendës së gjelbër të qeverisë”, ka thënë Zaevi.
Ka theksuar se qytetarët nga LSDM dhe BDI, por edhe nga Besa dhe PDSH dhe të gjitha partitë e tjera që janë në koalicion në të ardhmen, presin forcimin e punëtorëve, forcimin e agjendës së gjelbër, mbrojtje të mjedisit jetësor, zhvillim të ekonomisë përmes ekonomisë së gjelbër ose agjendës së gjelbër.
“Unë besoj se do të japin rezultat. Zaten ju do të na vlerësoni, gazetarët, ndërsa përmes juve qytetarët nëse të gjithë kryetarët e komunave tona, nëse të gjithë ministrat, drejtorët, udhëheqësit do ta zbatojnë në praktikë këtë agjendë të gjelbër për popullin tonë”, ka deklaruar kryeministri Zaev.
“Në 19-të vjetorin e BDI-së fillojmë me politikë të re dhe veprim të drejtpërdrejtë, politikë për drejtësi ekologjike dhe jetë cilësore. Agjenda e gjelbër bëhet pjesë e BDI-së”, tha Ahmeti duke apeluar deri tek shoqëria civile dhe grupet e interesit që t’i bashkëngjiten agjendës së tyre të gjelbër me idetë dhe përvojat e tyre të cilat do të përqafohen nga ana e BDI-së.
“Vendosëm barazi përmes implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, legalizimin e arsimit të lartë në gjuhën shqipe, decentralizim, simbole kombëtare dhe kulturë, gjuhën shqipe, përfaqësim të drejtë dhe adekuat, integrim në NATO, marrjen e dritës së gjelbër për anëtarësim në BE bashkë me shumë përparësi tjera për qytetarët tanë”, ka porositur dje kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.