Këshilli Kombëtar Shqiptar i Qytetit të Zagrebit, me rastin e 10 vjetorit të shtetit të Kosovës do të organizojë koncert festiv me veprat e muzikës klasike shqiptare.
Në këtë koncert do të interpretohen veprat e kompozitorëve Rudolf Marosh, Tonin Harapi, Ramadan Sokoli, Ymer Skenderi,Desar Sulejmani, Tish Daija, Albert Paparisto, Valton Beqiri, Rauf Dhomi dhe Genc Tukiqi, shkruan KultPlus.
Ne violë do të interpretoj violinisti Blerim Grubi kurse në piano Arjana Kuriu-Grubi.
Koncerti do të mbahet me 15 Shkurt në Hrvatski Glazbeni Zavod(HGZ), Gundulićeva 6; Zagreb, duke filluar nga ora 17:00.