Teheran, 15 gusht – Ministri iranian i Punëve të Jashtme Mohamed Xhavad Zarif sot e akuzoi SHBA-në për tentim për pirateri në qëllimin që ta pengojnë Gjibraltarin ta lirojë cisternën iraniane me naftë “Grejs 1”.
“SHBA ka tentuar ta keqpërdorë sistemin juridik që të na vjedhin pronë në det të hapur”, ka shkruar Zarif në Tuiter, të transmetuar nga mediat britanike.
“Ky tentim për pirateri tregon mosrespektim të ligjit nga ana e administratës së Trampit”, ka theksua shefi i diplomacisë iraniane.
Autoritetet britanike të Gjibraltarit sot vendosën ta lirojnë cisternën “Grejs 1” sepse kanë marrë garanci me shkrim nga Qeveria iraniane se ngarkesa nuk do të shkarkohet në Siri, bëri të ditur sot gazeta “Gjibraltar hronikëll”.
“Në bazë të kësaj kryeministri Fabijan Pikardo ka vendosur ta pezullojë urdhrin për mbajtjen e anijes dhe anijes i dha leje të lundrojë”, bëri të ditur gazeta në Tuiter, të transmetuar nga mediat britanike.
Ministria amerikane e Drejtësisë paraprakisht sot ka kërkuar mbajtje të mëtejshme të cisternës iraniane, sepse Gjibraltari hoqi dorë nga procedura kundër ekuipazhit të cisternës, të sekuestruar më 4 korrik afër bregut të Gjibraltarit nën dyshim se transporton naftë për Sirinë.