Përveç Mauro Icardit, Radja Nainggolan është një tjetër lojtarët që Conte ka lënë jashtë projektit të tij te Inter. Për mesfushorin kanë nisur tratativat për një largim, me Jiangsu Suning që ka shprehur fillimisht interes për të, ndërkohë që edhe Sampdoria ëndërron të transferojë belgun.
Por përveç skuadrës nga Genova, një tjetër ekip në Seria A që dëshiron shërbimet e mesfushorit është edhe ish-klubi i tij, Cagliari. Në fakt më tepër se klubi sard, ai që insiston për tu rikthyer në ishull është vetë 31-vjecari, por problem mbetet çmimi që Inter kërkon për të, plot 29 milionë euro, një shifër e pa përballueshme për një skuadër si Cagliari.