Ish presidenti i Kilit, Sebastian Pinjera është kandidati kryesor për fitore në zgjedhjet presidenciale, të cilat paralelisht me ato parlamentare, mbahen sot në vend. Sipas analitikëve botërorë, ekonomia e dobësuar dhe lëshimet e tjera të Qeverisë qendrore të majtë të presidentes aktuale të Kilit, Mishel Bashele, i kanë kthyer kujtimet te Pinjera, i cili funksionin president e lëshoi me famë shumë të keqe.
Pinjera premtoi se do të zbatojë plan “agresiv” investues, që të ballafaqohet me ekonominë e ngadalsuar, e cila shënon rritje vjetore prej 1,5 për qind. Atij në favor mund t’i shkojë edhe jehona e dobët, pasi votimi këtë vit është në bazë vullnetare, për dallim nga zgjedjet në vitin 2012, kur ishte i obligueshëm. Sot në Kili mbahen edhe zgjedhjet për dhomën e lartë dhe të poshtme të Kongresit.