Shkup, 22 janar -:Luhatje mes vendimit për organizim ose jo të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidencialet.
Kryeministri Zoran Zaev deklaroi mëngjesin e sotëm se për këtë çështje, kryesia e partisë do të mblidhet të premten, ku edhe mund të merret një vendim.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i BDI-së këtë pasdite. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mendon se vendi për momentin ka për obligim realizimin e interesave më të mëdha strategjike por nëse të tjerët kërkojnë zgjedhje, BDI-ja është e gatshme .
:Interes shtetëror në këtë situatë nuk është organizimi i zgjedhjeve parlamentare por nëse të tjerët kërkojnë zgjedhje, BDI-ja është e gatshme t’i përgjigjet çdo përballje”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.