Tiranë, 30 qershor – Në atmosferë të tensionuar,pa pjesëmarrjen e opozitës sot në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet lokale ku madje në gjysmë nga gjithsej 65 komuna ka vetëm nga një kandidat për kryetar bashkie edhe atë nga koalicioni “Aleanca për Shqipëri evropiane” e kryesuar nga Partia qeveritare socialiste,për çka më së paku mund të vlerësohen si populiste.
Për herë të parë nga viti 1990 ndodh në vend të mbahen zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës,e cila në zgjedhjet e fundit në vitin 2015 fitoi 48 për qind të votave.
Në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 3,5 milionë persona me të drejtë vote, me ç’rast 132.788 do të votojnë për herë të pare, transmeton KOHA.
Vendvotimet janë hapur në orën 7:00 ndërsa do të mbyllen në orën 19:00. Votimi zhvillohet në 5.417 vendvotime, të cilat së bashku me komisionet komunale zgjedhore dhe Qendrat për numërim të fletëvotimeve do t’i sigurojnë 7.779 nëpunës policorë. Në të njëjtën kohë rreth 5.000 në të cilat janë edhe pjesëtarët e njësitit special policor për intervenim të shpejtë, do të jenë nën gatishmëri të plotë. Janë angazhuar edhe pjesëtarë të njësisë speciale të armatës “komandosët” të cilët tani më janë angazhuar për sigurimin e përfaqësive të huaja diplomatike, si dhe objekte nga interesi vital.
Në zgjedhjet e sotme kanë paraprarë shumë ngjarje të cilat në vazhdimësi gjithnjë e më shumë e thellojnë krizën politike në vend, Para katër muajve opozita hoqi dorë nga mandatet e deputetëve, e braktisi Pralamentin dhe nuk është paraqitur për pjesëmarrje në zgjedhje.Kundrejt kësaj doli në rrugë për të protestuar së bashku me mbështetësit e saj.Përveç protestave më të vogla, nga 16 shkurti deri më 21 qershor ka mbajtur nëntë “protesta kombëtare në të cilat sipas organizatorit mesatarisht ka pasur mbi 100.000 pjesëmarrës, duke mos hequr dorë nga kërkesat për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe formimin e Qeverisë kalimtare, e cila do të zbatojë zgjedhje të lira dhe korrekte.
Zgjedhjet do t’i vëzhgojnë 150 vëzhgues të OSBE/ODIHR, ndërsa vëzhgues ka edhe nga ambasada amerikane, britanike dhe disa ambasada tjera, përcjellë KOHA.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta apeloi deri tek qytetarët të shmangin provokime me qëllim që të mbahet qetësi sociale. Lideri i opozitës Lulzim Basha mbrëmë vonë, edhe pse në fuqi ishte heshtja zgjedhore, qytetarët shqiptarë i ftoi në bojkot masiv, duke shtuar se “fundi i Ramës është shumë afër”.
Çfarë dite zgjedhore do të ketë në Shqipëri mbetet të shihet, por një është e qartë se zgjidhja për dalje nga kriza e thellë politike është larg nga parashikimi. (koha.mk)