Shkup, 30 gusht – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski prej nesër do të marrë pjesë në edicionin e 13-të tradicional Dubrovnik forum 2018 “Përforcimi i rezistencës Mesdheu, Evropa dhe Ballkani Perëndimor”.
Në forum pritet të marrin pjesë kryeministra, ministrja dhe zëvendësministra të punëve të jashtme nga rajoni, Evropa dhe më gjerë, si dhe përfaqësues të shumë organizatave ndërkombëtare dhe tink-tenk.
Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se është paraparë që Zhernovski të realizojë takime bilaterale me shumë përfaqësues dhe pjesëmarrës në forum. Tema të bisedës do të jenë momentet e reja lidhur me referendumin e ardhshëm lidhur me Marrëveshjen me Greqinë dhe konfirmimin e mbështetjes për integrimet euroatlantike që pritet nga ana e partnerëve ndërkombëtarë. Në takimet do të bisedohet edhe për aktivitet tjera të cilat i paraprijë Maqedonisë në drejtim të gatishmërisë për fillimin e negociatave inkuadruese.
Zhernovski do të ketë edhe fjalim në temë “Përforcimi i rezistencës përmes përballjes me lajmet e rreme dhe manipulimin e mediave”.
“Rreziku kryesor nga lajmet e rreme është që mund të angazhojnë potencial të rëndësishëm të aksionit shtetëror në interes të kundërt të opinionit, përmes manipulimit. Pikërisht vendimet e tilla, të bazuara ndaj manipulimit me mendimin publik, mund ta vendosin Maqedoninë në një kontekst të palakmueshëm lidhur me proceset integruese. Për këto arsye, Zhernovski në Forum do të flasë në këtë temë të rëndësishme, sepse në këtë periudhë të rëndësishme para të cilës është drejtuar vendi ynë, lajmet e rreme dhe manipuluese mund seriozisht ta prishin procesin”, thonë nga MPj-ja.