Shkup, 4 janar – Boksieri i mirënjohur shqiptar Fatlum Zhuta, vitin 2018 do ta filloj siç duket menjëherë me aktivitete sportive, pasi ai më 12 janar në Sietëll të Uashingtonit, do të zhvilloj ndeshjen e tij të parë këtë vit edhe atë ndaj një boksieri me përvojë të madhe Eddi Hanter.
“Për këtë duel jam përgatitur gati 6 muaj, kam pasur edhe më herët disa oferta po të njëjtit anulonin ndeshjet për shkak lëndimeve. Por, kjo e 12 janarit është më zyrtare, kurse do ndeshem në Sietëll ndaj një boksieri që se njoh shumë mirë por e di që ka përvojë të madhe. Do të jap maksimumin që të arrij deri tek fitorja dhe të filloj vitin e ri pozitivisht”, deklaroi Zhuta për “ArenaRing”. Derisa, boksieri nga Struga pohoi se përgatitjet kryesisht është duke i zhvilluar në Alaska.