Uashington, 7 gusht – Zjarri pyjor në Mendosino, Kaliforninë Veriore, është nxitur nga bimët e thata dhe motit të nxehtë dhe me erë, është zjarri më i madh në historinë e vendit.
Zjarri, i formuar nga dy vatra, tanimë i ka shkatërruar 114.800 hektarë dhe vazhdon të digjet, njoftuan autoritetet lokale.
Nga zjarret në veri të San Franciskos, janë shkatërruar 75 shtëpi dhe mijëra banorë po evakuohen.
Rreth 3.900 zjarrfikës, duke i përfshirë edhe ekipet nga Arizona, Uashingtoni dhe Alaska po përpiqen ta parandalojnë zjarrin.