Juventusi ditëve të fundit ka pranuar shumë oferta për mbrojtësin Merih Demiral. Përfaqësuesi turk në katër ndeshjet e fundit ka qenë startues, megjithëse në fillim të sezonit nuk ishte edhe shumë i angazhuar, shkruan GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha. Megjithatë, klubi italian nuk dëshiron ta lë futbollistin, teksa dita-ditës po i reziston ofertave për të.
Siç raportohet nga mediat apeninase, Leicesteri dhe Dortmundi janë dy nga skuadrat më të interesuara për t’i siguruar shërbimet e tij, me gjermanët që janë të gatshëm të ofrojnë deri 40 milionë euro.
Gjithsesi, mbetet të shihet nëse do të ketë diçka më konkrete në mini-afatin kalimtar dimëror, pasi “bardhë e zinjtë” synojnë që fillimisht t’i largojnë Emre Canin e Ruganin.