Bratisllavë, 31 mars – Aktivistja për mbrojtje të mjedisit jetësor Zuzana Çaputova është zgjedhur gruaje e parë presidente e Sllovakisë.
Enti statistikor sllovak mbrëmë kumtoi se Çaputova në bazë të 51 për qind të votave të numëruara fitoi 58 për qind, derisa kundër kandidati i saj Marosh Shefçoviç ka fituar 42 për qind të votave.
Shefçoviç, i cili është nënkryetar i Komisionit Evropian, deklaroi se i është lajmëruar Çaputovas dhe ia ka uruar fitoren.