Zvicra ka eksportuar më shumë armatim në vitin 2017 se sa në vitin 2016. Kompanitë zvicerane eksportojnë material lufte në 64 vende, për 446.6 milionë franga. Këto janë statistikat e fundit të eksportit për materialet e luftës. Politikanët e djathtë që merren me çështje të sigurisë ashtu sikurse edhe Këshilli Federal, duan të stimulojnë industrinë e prodhimit të armatimit për të fituar tregje të reja. Kështu, kompanitë që prodhojnë armatim, në të ardhmen do të mund t`i shesin prodhimet e tyre edhe në vendet ku zhvillohen luftëra civile. Blerësit më të mëdhenj të armatimit dhe materialit luftarak nga Zvicra janë: Gjermania me 117 milionë e 709071 franga, Tajlanda me 87.649880 franga, Brazili me 32.920.903 etj. Eksporti që kontestohet më së shumti është ai në Tajlandë për shkak të konfliktit që mbretëron në jug të vendit.